Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, ka bërë një deklaratë të fortë mesditën e sotme, teksa është shprehur se ish-drejtori i Policisë Ardi Veliu paguhej 30 mije euro në muaj nga biznesmeni i shpallur në kërkim, Ervis Martinaj.
Duke folur nga selia e PD edhe për shkarkimin e Gledis Nanos, ish-kryeministri ka thënë se kryepolici është shkarkuar për një kontejner me kokainë që ka qëndruar pesë muaj në Portin e Durrësit.
“Unë nuk kam respekt mbi Gledis Nanon se u zgjodh mbi kritere partiake, por largimi i tij ishte politik. Thonë se largimi i tij kishte lidhje me kontejnerin që u la 5 muaj në port derisa të dilte kokaina.
Thuhet tjetra ky takoi Jeton Lamin i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martinaj.
Zhvillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk mund ta hiqte kurrë askush tjetër përveç kryeministrit. Ka rregulla Policia e shtetit. Ky u hoq për afera të Ramës. Ardi Veliun e ka heq për veten e tij për familjen e tij”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha për mediat. Saranda News