Alarm i kuq për shkak të motit, nga mesnata deri të shtunën reshje deri në 120 mm

Duke filluar nga mesanata e sotme priten reshje të shumta shiu dhe stuhi.

Dita e nesërme do të sjelli kthjellime, por reshjet do të rikthehen furishëm të premten në mesditë për të vijuar deri të shtunën në pasdite me intesitet të lartë.

Edhe Greqia ka shpallur Alarm të kuq për shkak të reshjeve që priten. Në Sarandë reshjet e këtyre 3 ditëve përllogariten deri në 120 mm shi, ndërsa në Delvinë, Konispol dhe Gjirokastër situata do të jetë akoma më e vështirë, pasi llogariten reshje më të shumta.

Please follow and like us:
fb-share-icon