Enkeled Alibeaj ka marrë pjesë në aktivitetin me rastin e themelimit të degës së PD Sarandë, ku është takuar me një grup mbështetësish të grupimit brenda PD. Gjatë takimit Alibeaj është shprehur se përfaqësues i PD pas largimit të Bashës jam unë.
“Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër. Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni. Eshtë hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arësye hallet e tyre personale.
Mes te tjerave ai shtoj se është dakord qe demokratet te shkojnë bashke ne zgjedhje.