Arrεštohet pronari i gurores, shpallet në kërkim 1 tjetër (EMRAT)

Pronari i një guroreje në Krujë është arrestuar nga policia për shkak se nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për nxjerrjen dhe përpunimin e materialeve inerte dhe gurore. Në pranga ka rënë 52 vjeçari Besnik Babasi, pronar i gurores në Krastë të Krujës ndërsa është shpallur në kërkim 55 vjeçari Ibrahim Lami, pronari i një tjetër guroreje në të njëjtën zonë të Krujës.

Në momentin e kontrollit Ibrahim Lami nuk ndodhej në ambientet e subjektit qëe administronte dhe për pasojë është shpallur në kërkim nga policia.

Ndaj dy pronarëve të guroreve rëndojnë akuzat e shkatërrimit të tokës dhe ndotjen e mjedisit. saranda news

Please follow and like us:
fb-share-icon