Gjatë operacioni policor të koduar “ROAD GUARD 15”, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë e kapën në flagrancë, në aksin rrugor Libohovë-Nepravishtë 29-vjeçarin i cili po transportonte me automjet, 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe dy aparate celulare. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, dhe 29-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Please follow and like us: