Arrestohet 45-vjeçari në Sarandë, ndërtoi pa leje një kat shtesë në pallatin e tij.

Një 45-vjeçar në qytetin e Sarandës është arrestuar ditën e sotme pasi kishte ndërtuar pa leje një kat shtesë në një pallat ekzistues.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në lagjen nr 4 Sarandë, kanë ushtruar kontroll në zonë. Nga kontrollet u konstatua se shtetasi D. L. kishte ndërtuar pa leje, një kat shtesë në një pallat ekzistues, për qëllime përfitimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Please follow and like us:
fb-share-icon