Artan Hoxha rrëfen: Ervis Martinaj bëri pushime në Dhërmi, u habita kur mora vesh se me kë

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se nga data 1-5 gusht, Ervis Martinaj ka bërë pushime në jug të vendit, më konkretisht në Dhërmi. Në një deklaratë të bërë për emisionin “Opinion”, Artan Hoxha tha se kishte dijeni edhe se me kë i kishte kaluar pushimet, por nuk dha asnjë emër. 

“Besimi i familjarëve tek Policia është 0. Kamerat i kanë gjetur familjarët, ato që kanë dalë deri më tani. Janë kamerat e tyre. Ato i kanë ndjekur lëvizjet e tij. Më 1 gusht, ne jemi takuar bashkë në rivierë. Ai ka qenë në Dhërmi. Nga data 1-5 ka qenë në Dhërmi dhe ka bërë pushime. Jam habitur kur e kam marrë vesh me kë ka qenë. Me datë 5 erdhi në Durrës. Pastaj në Tiranë,”– tha Artan Hoxha.

Saranda News

 

Please follow and like us:
fb-share-icon