Sunday, April 28, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Babai i 7 fëmijëve dhe bashkëshorti i 3 grave: Kunata kishte dashnor

Arsen Muskurti ka lënë të habitur hetuesit që e morën në pyetje për vrasjen nga ana e tij të vëllait dhe kunatës. Ai ka rrëfyer se viktimat shkelnin ligjin dhe normat fetare, teksa akuzon Nora Muskurtin për lidhje jashtë-martesore. Autori i krimit të dyfishtë, thotë se është sulmuar nga vëllai Dritani dhe kunata. Pjesë e hetimeve është bërë edhe Antiterrori, për shkak të qëndrimeve të autorit.

Babai i 7 fëmijëve dhe bashkëshorti i 3 grave, Arsen Muskurti ka dhënë deklarata të pazakonta përpara hetuesve pas marrjes në pyetje lidhur me vrasjen e dyfishtë në rrugën ‘Islam Alla’.

Ai ka deklaruar se vëllai Dritani dhe bashkëshortja e këtij të fundit Nora Muskurti, e sulmonin në rrjetet sociale me adresa false dhe nuk e linin të qetë. Muskurti akuzon familjarët e tij, se përmes agjencisë turistike, që siguronte udhëtimet e besimtarëve drejt vendeve të kultit islam, shkelnin ligjin por edhe normat e fesë.

Ai ka deklaruar se kunata e tij, Nora, kishte lidhje jashtë martesore, fakt që për të është i papranueshëm. Lidhur me 3 martesat e tij, Muskurti e cilëson normale për sa kohë është pranuar nga bashkëshortja e tij e parë. Sipas autorit të krimit, bashkëjetesa shkonte e qetë dhe pa asnjë problematikë. Për shkak të kësaj tematike, në hetimet për ngjarjen janë përfshirë që në momentet e para, agjentët dhe hetuesit e Antiterrorit, të cilët kanë qenë të pranishëm edhe gjatë marrjes në pyetje.

Autori ka shfaqur gjatë gjithë kohës shenja nervozizmi, paqartësie dhe kunfuzioni, ndërsa në lidhje me ngjarjen, nuk ka shprehur një qëndrim nëse është penduar apo jo. Hetuesit po vëzhgojnë aparatet celulare të viktimave dhe autorit lidhur me kontaktet e tyre, bisedat që mund të kenë kryer me njëri-tjetrin, por edhe për detaje që do të hidhnin dritë mbi ngjarjen.

Policia e Tiranës ka ngritur dy akuza ndaj Arsen Muskurtit, ‘Vrasja në rrethana cilësuese’ kundër dy ose më shumë personave dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve. Konfliktet mes vëllezërve për pronën duket se ështëshkak i ngjarjes. Çifti i bashkëshortëve Muskurti kanë lënë jetim 3 fëmijë të mitur mes të cilëve një djalë dhe 2 vajza. Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë të populluar ku u pa nga shumë dëshmitarë të cilët u pyeten nga policia e Tiranës.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial