Sunday, April 14, 2024
spot_img
HomeBOTASherr gjatë karnavaleve, djali godet me tek grusht një vajzë dhe e...

Sherr gjatë karnavaleve, djali godet me tek grusht një vajzë dhe e përplas përtokë

Karnavalet e famshme të Notting Hill kanë nisur këtë javë në rrugët e Londrës, ku mijëra qytetarë kanë dalur nëpër rrugët e kryeqytetit për të festuar.

Brenda festës ka pasur edhe incidente, ku së fundmi një video me pamje të rënda po qarkullon në rrjetet sociale të një sherri mes një djali dhe një vajze, raporton Daily Mail.

Në video shihet fillimisht një vajzë e cila tërheq për flokësh një vajzë tjetër e cila përfundoi në rrugë. Më pas afër kësaj të fundit është afruar një djalë, i cili pas një debati e ka goditur me grusht.

Si pasojë e goditjes vajza ka përfunduar në tokë. Nuk dihet se kush ka qenë shkaku i zënkës mes tyre që përfundoi deri në dhunë fizike.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial