Bandat sulmojnë bashkinë, vriten 17 punonjës, mes tyre edhe kryetari i bashkisë

Persona të armatosur kanë vr arë kryetarin e një qyteti të vogël në jugperëndim të Meksikës dhe të paktën 17 të tjerë, kanë konfirmuar zyrtarët.

Policia thotë se persona të armatosur sulmuan bashkinë e San Miguel Totolapan në orën 14:00 të mërkurën. Fotot në internet e tregojnë atë të mbushur me vrima plumbash, shkruan BBC.

Partia e kryebashkiakut Conrado Mendoza Almeda, PRD, ka dënuar vrasjen dhe ka kërkuar drejtësi.

Për sulmin është fajësuar banda kriminale Los Tequileros.

Oficerët e policisë dhe punonjësit e këshillit u v ranë gjithashtu në masakër, me imazhe tw rwnda të trupave të gjakosur të shtrirë në tokë që qarkullojnë në mediat sociale.

Babai i Mendoza Almeda-s, ish-kryetari i bashkisë Juan Mendoza Acosta, u vra gjithashtu në shtëpinë e tij, përpara se sulmi të zhvendosej në bashkinë e qytetit.

Please follow and like us:
fb-share-icon