Banorë protestë kundër HEC-it

Dhjetëra banorë u ngritën në protestë në Fushë-Alie të Dibrës kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Ata e quajnë projektin “genocid” pasi me mijëra banorë do të jenë të detyruar të shpërngulen nga tokat e tyre. Sipas banorëve, me ndërtimin e digës 443 metra dhe liqenin e Drinit të Zi do të përmbyten 32 fshatra.

Aktualisht, në zonën ku do ndërtohet hidrocentrali po kryhet studimi i fizibilitetit. Në tetor të vitit shkuar qeveria shqiptare nënshkroi kontratën me kompaninë “Bechtel Infrastructure”. Për qeverinë shqiptare, “Skavica” është projekti më madhor në sektorin elektro-energjetik, pasi pritet të rrisë me 20% prodhimin vendas të energjisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon