Banorët të rrezikuar – Nga Metoqi në Sarandë asnjë vendkalim për këmbësorët – VIDEO

Në hyrjen e qytetit të Sarandës, nga Metoqi deri në rrugën mbi plazhin e Centralit mungojnë plotësisht vendkalimet për këmbësorët. Bëhet fjalë për një segment rrugor prej më shumë se 2 km ku për këmbësorët nuk kanë asnjë vendkalim dhe për kalimin nga njëra anë e rrugës në tjetrën rrezikojnë jetën e tyre nga automjetet.

Banorët shprehen se janë të shumta rastet në ditë ku këmbësorët rrezikojnë të aksidentohen nga automjetet gjatë kalimit nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Banorët thonë se janë ankuar vazhdimisht për këtë problem në bashkinë e Sarandës, por pavarësisht ankesave të tyre asgjë nuk është bërë për zgjidhjen e problemit.

Gjatë vëzhgimit të Saranda Web në Qafën e Gjashtës kanë qenë të shumta rastet kur këmbësorët kanë rrezikuar të shkaktojnë aksidente gjatë kalimit të rrugës.

Please follow and like us:
fb-share-icon