Monday, April 29, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Bashkia Sarandë vlerësohet me performancën më të dobët në nivel kombëtar. Transparenca 0

Bashkia Sarandë vlerësohet me performancën më dobët në nivel kombëtar.
Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje në bashkëpunim me Institutin Lituanez të Tregut të Lirë dhe me mbështetjen e Atlas Network kanë publikuar me datën 15 Shtator 2020 një Raport në Lidhje me Performancën e të gjitha bashkive në Shqipëri.
Indeksi i Performancës së Bashkive përbëhet nga katër grupe indikatorësh, kategori:

Bashkia për Qytetarët”,

“Bashkia për Biznesin”

“Administrimi Bashkiak” dhe

“Transparenca”

E thënë me fjalë të thjeshta, ky indeks bën matjet mbi atë se sa bën Bashkia për Qytetarët, sa bën për Bizneset, si i ka punët me librat e llogarive të veta, dhe sa e sinqertë është kur flet për të trija këto së bashku.

Bashkia e Sarandës renditet e fundit në renditjen e përgjithshme me 28 pikë të shënuara në total. Sipas kategorive rezultatet e arritura nga bashkia janë: 43 përqind në Administrimin Bashkiak, 31
përqind në Bashkia për Biznesin, 29 përqind në Bashkia për Qytetarët dhe 0 në Transparencë.
Në Bashkia për Qytetarët, Bashkia e Sarandës renditet e fundit në renditjen sipas kategorive me 30 përqind në fushën e Shërbimeve Komunale, 0 në Edukim dhe 41 përqind në fushën e indikatorëve
që lidhen me Mirëqenien Sociale. Në lidhje me furnizimin me ujë, bashkia duhet të përqëndrohet në rritjen e aksesit të qytetarëve në furnizimin me ujë duke përmirësuar performancën e menaxhimit dhe uljen e çmimeve për familjet dhe bizneset. Më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet indikatorëve të Edukimit ku bashkia shënoi më ulët se të gjitha bashkitë e tjera me përqendrim më të
lartë të nxënësve për klasë.
Në kategorinë Bashkia për Biznesin, Bashkia Sarandë u rendit në vendin e 10 me një rezultat kategorie prej 31 përqind. Me një numër relativisht të lartë të bizneseve për 1000 banorë, bashkia nuk ofron informacion të hapur në lidhje me procedurat për biznesin në varësi të saj. Megjithë një numër më të lartë se mesatarja e lejeve të reja të ndërtimit të lëshuara, bashkia duhet të synojë të zvogëlojë numrin e ditëve për të marrë një leje ndërtimi e cila është krahasimisht më e lartë se pjesa më e madhe e bashkive në analizë.
Në kategorinë e Administrimit Bashkiak, Bashkia Sarandë renditet e 14-ta duke shënuar më lart në fushën e të Ardhurave me 59 për qind performance më e lartë se mesatarja për fushën më specifikisht në indikatorin që lidhet me mbledhjen e të ardhurave, e reflektuar kjo në mbulimin e shpenzimeve të veta dhe një raport varësie nga grantet më të ulët se mesatarja. Në Shpenzime, bashkia arrin të menaxhojë relativisht në mënyrë më efikase sesa performanca mesatare e bashkive të tjera.
Bashkia e Sarandës renditet e fundit në kategorinë e Transparencës duke performuar më ulët se çdo bashki në Indeks. Me një faqe web funksionale në vetëm pak seksione, bashkia nuk i vë në dispozicion informacion qytetarëve mbi vendimmarrjen e saj dhe nuk i përgjigjet kërkesës për informacion. Bashkia nuk e ka publikuar raportin e performancës buxhetore në platformë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial