Sunday, April 14, 2024
spot_img
HomeLajme Saranda NewsEmergjencat thirrje bashkive: Njoftoni për rrezikun, merrni masa për popullsinë

Emergjencat thirrje bashkive: Njoftoni për rrezikun, merrni masa për popullsinë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje 5 prefekturave të vendit për të marrë masa parandaluese për shkak të motit të keq që do të përfshijë vendin gjatë fundjavës.

Institucioni i është drejtuar 5 prefekturave, Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, me shkresa zyrtare duke paralajmëruar mot të keq.

Sipas IGjEUM në veri perëndim dhe në jug të vendit priten reshje shiu dhe stuhi ndërkohë që vendet më të rrezikuara janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe e Kruja.

Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim.

Gjithashtu ata kërkojnë të përcaktohen vendet e parrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në raste përmbytjeje. Ndihmë u kërkohet dhe Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit të jenë në gatishmëri për rastet e emergjencave.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial