Bizneset të shqetësuar nga fillimi i punimeve në rrugë gjatë sezonit veror

Vetëm një ditë pas heqjes së rrethimit nga Parku Miqësia, Bashkia Sarandë ka njoftuar nëpërmjet një statusi në facebook se duke nisur nga e hëna do të bllokohet qarkullimi dhe do të fillojnë punime në rrugën “Skënderbeu”, në segmentin nga shkolla “9 Tetori” deri në kryqëzimin e ish-maternitetit.
Ky njoftim i bashkisë i ka gjetur të papërgatitur bizneset e kësaj zone, shumica e të cilëve janë në ambjente me qira.


Bizneset shprehen se fillimi i punimeve në prag të sezonit veror do të thotë falimentim për bizneset e tyre. Ata kërkojnë nga Bashkia Sarandë tërheqjen nga ky veprim, dhe shtyrjen e afatit të fillimit të punimeve për në vjeshtë.

Please follow and like us:
fb-share-icon