Burri dhunon gruan, dëshmia: E bëra se nuk kishte pastruar shtëpinë

Një grua në Volos, e cila nuk mund të duronte më kërcënimet dhe sulmet ndaj saj, vendosi t’u japw fund torturave që po përjetonte nga bashkëshorti i saj. Ngjarjet kulmuan të premten, kur 40-vjeçari shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur e ka goditur me grusht dhe ka tentuar t’i thyejë krahun.

Një fqinj ka dëgjuar gruan duke bërë thirrje për ndihmë dhe ka lajmëruar Policinë e cila e ka arrestuar burrin. Siç tha gruaja në dëshminë e saj, burri i saj i dhunshëm shkoi në shtëpi i dehur, i bërtiti dhe më pas e goditi me grusht, ndërsa në inat e ka kapur për krahu dhe ka tentuar t’i thyejë kyçin e dorës. Pas këtij episodi, gruaja mori një fëmijë të saj dhe u largua nga shtëpia, shkruajnë mediat greke.

Ajo ka shpjeguar se rrahja, e shoqëruar me kërcënime dhe ofendime, ishte bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së bashkëshortit të saj, i cili vazhdimisht ishte i dehur.

40-vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Rrethit të Volosit, u procedua për tentativë për plagosje të rrezikshme trupore dhe lëndim trupor në familje dhe u referua për gjykim në Autoforo. Mirëpo ai i mohon akuzat dhe pretendon se ka qenë vetëm një skenë tensioni pasi gruaja e tij nuk pastron shtëpinë.

Please follow and like us:
fb-share-icon