Burri heq dorë nga arresti shtëpiak: Më mirë në burg sesa në shtëpi me gruan

Një 41-vjeçar në Itali i ka kërkuar policisë që të rikthehet në burg pasi nuk duron dot grindjet me bashkëshorten e tij.

Burri nga El Salvadori kishte pesë muaj në arrest shtëpie, në një shtëpi në Seregno, në provincën e Monza. Por bashkëjetesa me gruan ishte problematike dhe plot me sherre.

Një ditë kur policia shkoi në banesën e tij e gjeti burrin të dehur dhe me një thikë në dorë gati për të vrarë veten pasi nuk duronte më gruan e tij. Ai iu lut policëve që ta merrnin në burg dhe t’i pezullonin arrestin e shtëpisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon