Ceremonia e 2-vjetorit të vrasjes së Kaçifas në Bularat, Policia merr vendimin për tubimin

Vetëm pak ditë na ndajnë nga 2-vjetori i vrasjes së ekstemistit grek në Bularat, Konstandinos Kaçifas. Mediat greke bëjnë me dije se në nder të tij, më 28 tetor, në fshatin Bularat të Gjirokastrës do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të.

Mirëpo autoritetet shqiptare kanë vendosur që ceremonia për të, të mbajet këtë të shtunë për të shmangur “përplasjen” me kremtimin e 28 tetorit të ditës së “JO-së”, ose ndryshe fillimi i luftës italo-greke, e cila konsiderohet nga vendi fqinjë si festë kombëtare.

Ndërkohë sipas banorëve të fshatit, forca policore prej ditësh kanë mbërritur në fshat dhe po monitorojnë lëvizjet e tyre të familjes së Kaçifasit. Këta të fundit, ende kërkojnë drejtësi për të riun e vrarë nga efektivët e RENEA-s, ndërkohë që drejtësia ende nuk ka caktuar asnjë fajtor për vrasjen e tij.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Në ditën e varrimit të tij në Bularat nga Greqia erdhën mijëra qytetarë, ndërsa 35-vjeçari u përcoll i veshur me rroba ushtarake.

Please follow and like us:
fb-share-icon