Covid-19/ Ulet kurba, 15 raste të reja gjatë 24 orëve. Në Sarandë 0 raste

Kurba e të prekurve me koronavirus është ulur, pasi gjatë 24 orëve janë regjistruar 15 raste të reja, 8 më pak se dje, duke shkuar në total 1136 numri i të prekurve.

Kurse të shëruar gjatë 24 orëve ajanë 15 qytetarë, duke e çuar në total 872 numrin e të shëruarve. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz.

Në 24 orët e fundit janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste. Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

COVID-19 – Statistika (31 Maj 2020)

Testime totale 16175

Testime molekulare 14723

Testime serologjike 1452

Raste pozitive 1136

Raste të shëruara 872

Raste Aktive 232

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 148

Durrës 27

Krujë 17

Shkodër 10

Kamëz 10

Mat 8

Lushnje 6

Berat 2

Fier 2

Korçë 1

Librazhd 1

Please follow and like us:
fb-share-icon