DETAJE- Ka marrë 2 plumba në bark, i plagosuri dërgohet në Tiranë, rrezikon jetën

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me atentatin e ndodhur në Lushnje, ku i plagosur ka mbetur Kujtim Meta.

44-vjeçari ka marrë dy plumba në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes, Meta është nisur me urgjencë për në Tiranë, pasi i rrezikohet jeta.

Mësohet se autori kishte maskë, syze të zeza dhe kapuç. Zbriti nga një makinë dhe më pas nisi të qëllonte.

Në zonë ka mbërritur Policia që ka rrethuar gjithë skenën e krimit, ndërkohë që në të gjithë qytetin janë ngritur post-blloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes.

Ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon