Dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet nga Policia

Sarandë/ Vihet në pranga një 52-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. I., 52 vjeç, banues në fshatin Aliko, Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon