Dhunohet kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi. Ka qenë vetë kryebashkiaku socialist i cili ka denoncuar dhunën në polici.
Dy ditë më parë ai ka rrëfyer në polici se një person e ka goditur me grusht në fytyrë, ndërsa është fyer edhe nga një 33-vjeçar me iniciale D.S.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Policia e Divjakës nuk ka dalë ende me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen. Saranda News
Please follow and like us: