Dígjen 2 automjete në Sarandë, ja për çfarë dyshon Policia.
Rreth mesditës së sotme në lagjen nr.3 Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit Pandeli Zisi, ku si pasojë e flakëve është djegur.
Një automjeti tjetër të parkuar, tip “Opel”, në pronësi të shtetasit Elmas Saliko, i janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
VIDEO
Please follow and like us: