Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në Lagjen e Spitalit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate dhe dyshohet të jetë e qëllimshme.
Makina përdorej nga Rudina Ujka por ishte në pronësi të një personi tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Forcat e zjarrfikëses dhe të policisë kanë mbërritur në vendngjarje ku është bërë e mundur edhe fikja e zjarrit.
Grupi hetimor po kryen verifikimet si dhe pritet të sekuestrohen kamerat e vëzhgimit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
VIDEO https://youtu.be/0VNOFuDHQZs
Please follow and like us: