Një zjarr ka rënë rreth orës 03.00 të mesnatës të së mërkurës në një banesë në lagjen nr. 1, mbi rrugën “Turizëm – Kanali i Çukës”, në qytetin e Sarandës.
Zjarrfikësit dhe policia janë ndodhur në vendngjarje duke ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Si pasojë janë djegur një pjesë e konsiderueshme orendish shtëpiake. Banesa ishte e mbyllur dhe e pabanuar.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Please follow and like us: