Dimër pa energji elektrike! Thahen hidrocentralet, zero masa nga qeveria

Shqipëria është përballë nevojës për kursim energjie elektrike që ka prekur të gjithë botën për shkak të krizës që solli lufta e zhvilluar nga Rusia në Ukrainë. E ajo që e përcaktojnë nivelin e prodhimit të energjisë elektrike në vend, është situata hidrike, kryesisht në basenin më të madh ujëmbledhës të kaskadës së Drinit.

Dosja.al u interesua pranë Koorporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) ku mori të dhënat mbi situatën hidrike në vend. Në përgjigje thuhet se gjatë muajve të fundit Korrik dhe Gusht të cilat janë muaj të thatë të vitit kanë rënë shira lokalë pa ndikim në prurje në basenet e kaskadës së Drinit, duke paralajmëruar një gjendje poshtë optimales.

Gjatë muajve të fundit Korrik dhe Gusht të cilat janë muaj të thatë të vitit ku kanë rënë shira lokalë pa ndikim në prurje në basenet e kaskadës së Drinit.

Gjendja aktuale e kaskades me date 29 Gusht eshte:

Niveli Fierze 272.07 m  Prurjet ne Fierze 60 m3/s

Niveli Koman 173.80 m , prurjet 20 m3/s

Niveli Vau Dejes 73.63 m, prurjet 10 m3/s

Rezerva Energjetike eshte rreth 545 GWh,”- thuhet në përgjigje.

KESH bën me dije se krahasuar me vlerat mesatare, këtë vit reshjet kanë qenë në nivel më të ulët. Konkretisht gjatë muajit Korrik në basenin e lumit Drin kanë rënë mestarisht rreth 40 mm reshje shiu nga 50 mm reshje shiu që bien mesatarisht për këtë periudhë. Ndërsa gjatë muajit Gusht kanë rreth 50 mm reshje shiu nga 75 mm reshje shiu që bien mesatarisht për këtë muaj. Mund të themi që sezoni i veres ka qenë nën vlerat mesatare të reshjeve të shiut në basenet e lumit Drin.

Edhe niveli në Fierzë gjatë muajve Korrik dhe Gusht ka pësuar rënie graduale, për shkak të uljes së prurjeve, sezonit të thatë dhe konsumit të vendit. Ndërsa niveli në Koman dhe Vau Dejës mbahen konform kushteve optimale të operimit për periudhën e verës.

“Gjatë muajit Korrik në basenin e lumit Drin kanë rënë mestarisht rreth 40 mm reshje shiu nga 50 mm reshje shiu që bien mesatarisht për këtë periudhë. Ndërsa gjatë muajit Gusht kanë rreth 50 mm reshje shiu nga 75 mm reshje shiu që bien mesatarisht për këtë muaj. Mund të themi që sezoni i veres ka qenë nën vlerat mesatare të reshjeve të shiut në basenet e lumit Drin.

Niveli në Fierzë gjatë muajve Korrik dhe Gusht ka pësuar rënie graduale, për shkak të uljes së prurjeve, sezonit të thatë dhe konsumit të vendit. Ulja e nivelit është konform rregullave të operimit gjatë sezonit të verës për të paraprirë sezonin e lagësht të dimrit. Nivelet në Koman dhe Vau Dejës mbahen konform kushteve optimale të operimit për periudhën e verës,”- vijohet më tej.

Parashikimi për shtatorin është një mot me reshje shiu me intensitet të ulët dhe përmirësim të kushteve të motit, që nuk e favorizon shumë situatën aktuale.

“Gjatë kësaj periudhe konkretisht datat 29 Gusht deri më 11 Shtator 2022 parashikohet mot i paqëndrueshem me vranësira dhe reshje shiu me intesitet të ulët, deri në 10 mm/ditë. Javën e ardhshme pritet përmirësim i kushteve te motit. Ndersa temperaturat parashikohet të variojnë në vlerat 20/30 oC deri në daten 6 Shtator, më pas pritet rënie graduale,”- mbyll përgjigjen e tij KESH.

Por si janë vlerat aktuale me ato optimale?

Kuota maksimale e Fierzës është 296 m, nga 272.07 m, që është aktualisht, 24 metra nën nivelin optimal, vlera që tregojnë muaj dimri të zymtë për vendin tonë. .

Niveli Koman është 173.80 m, një diferencë e vogël nga ai maksimal që është 175.5 m

Niveli Vau Dejes 73.63 m nga 76.0 m që është niveli maksimal.

Nxehtësia përvëluese po shkakton thatësira dhe shumë vende kanë vënë përpara një plan masash për të përballuar krizën energjetike, por jo Shqipëria. Ndërkohë që shtatori po afron, kabineti e ka ende fletën e bardhë, kur të dhënat flasin për një dimër të zymtë e pa energji elektrike të nevojshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon