Drejtori i kapi gruan dhe e kërcënoi: Të q*** rracën, do të të bëj thela-thela

Drejtori i Doganës Fier, Arlind Lagji ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë një qytetar, me bashkëshorten e të cilit ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Kërcënimet kanë ardhur edhe pas denoncimeve në organet përkatëse, për këtë arsye Algert Belulaj i është drejtuar medias për të bërë publik rastin.

Kërcënimet e marra për jetën dhe mungesa e drejtesisë, ka bërë që shtetasi Algert Belulaj t’i drejtohet medias për të denoncuar Drejtorin e Doganës Fier, Arlind Lagji.

Algert Belulaj: Shqetësimi im ka të bëjë me titullarin e doganës Fier, Arlind Lagji, i cili është drejtor i doganës sot. Veçse më ka prishur familjen vazhdon të më kërcënojë dhe cënojë mua.

Gazetarja: Thoni se ka ndërhyrë në familjen tuaj. Çfarë nënkuptoni?

Algert Belulaj: Unë sot jam në statusin e divorcuar pasi mora vesh lidhjen jashtëmartesore të ish bashkëshortes time sot me Arlind Lagjin”

Është siguruar edhe audio ku titullari i institucionit kërcënon qytatarin se do ta bëjë copë –copë dhe më pas i përmend emra grupesh dhe personash që mund ta eleminojnë.

Drejtori i Doganës Fier, Arlind Lagji: Unë në jetë nuk kam bërë turpe

Algert Belulaj: Ça është kjo që bëre ti me një grua të martuar?

Drejtori i Doganës Fier: Më qëndro larg mua

Algert Belulaj: Do të qëndroj po hajde ma sqaro pak muahabetin

Drejtori i Doganës Fier: Unë do vij do marr **** te shtepia e saj nesër në mëngjes, guxove dole me makinë para meje po të thotë prapë Arlindi

Algert Belulaj: Do vazhdosh më me ****

Drejtori i Doganës Fier: Do vazhdoj unë nga inati jot tani.

Algert Belulaj: Më ke poshtëruar, ke shkuar me gruan time kur kam qenë i martuar. Në gusht kam ardhur unë te zyra jote dhe të kam thenë ke gjë me atë? Kam pasur më the.

Drejtori i Doganës Fier: Kam pasur është e vërtetë.

Algert Belulaj: Janë fjalët e tua nuk janë fjalët e mia.

Drejtori i Doganës Fier: Mos më dil më përpara se do të bëj thela thela që kur të dalësh në mes të Fierit të dridhet mishi,që të mendosh çdo njeri si Arlindi. More vesh? Unë jam nipi i ***** o idiot. E di kush është ******?

Algert Belulaj: Jo

Drejtori i Doganës Fier: Jam djali i motrës së tij, Hakmarrja ***** dhe ata persona të zhdukin .

Algert Belulaj: Po ata e dinë me sa fytyra je ti?

Drejtori i Doganës Fier: Po ku ishe ti kur ajo flinte me mua në filan vend ku ishe ti?

Algert Belulaj: Unë isha në dy punë si punojnë shumë burra.

Drejtori i Doganës Fier: Jo nuk punojnë shumë burra dy punë. Burrat bëhen burra për gratë, i japin siguri mbrojtje.

Algert Belulaj: Po mos kishe pushtet do ta shikoje.

Drejtori i Doganës Fier: Po të kenë frikë është vlerë dhe ti je i pavlerë, kupton?

Por gjuha e kercenimeve nga Drejtori i Doganës së Fierit nuk mbaron këtu.

Gazetarja: Kemi parë dhe një video ku makina juaj është ndaluar. Çfarë ndodhi në atë kohë?

Algert Belulaj: Kam dashur të pij kafe me bashkëshorten time në atë kohë sepse nuk e kisha të faktuar lidhjen jashtëmartesore. Kam qenë me një shok. Kma marrë në telefon ish bashkëshortën. Ajo nuk mu përgjigj. Më mori Arlindi më tha të pijmë një kafe për të sqaruar se unë nuk kam asgjë me ty. Kemi vajtur në një lokal në Fier ku më ka futur në kurth bashkë me dy persona të tjerë, që nuk i njoh e më ka dhunuar. Arlind Lagji më ka drejtuar armën. Personi që del nga makina është Arlind Lagji dhe në makinë me të ka qenë ish gruaja ime.

Personi që del i shoqeruar nga makina është Arlind Lagji. Drejtuesi i Doganës Fier me një fjalor rruge tërheq zvarrë qytetarin dhe e kërcenon.

Por hakmarrja e titullarit të institucionit nuk u ndal me kaq.

“Lëre lëre o Ardit” (Dëgjohet zëri në kamera)

Algert Belulaj: Në momentin që më kanë tërhequr para makinës nuk kanë arritur dot të më dhunojnë, ka nxjerrë armën. Në këtë moment që ka nxjerrë armën njeriu i tij e ka ndaluar dhe nuk e ka shkrepur.

Fotoja (poshte) tregon qartë dhunën e ushtruar ndaj Algert Belulaj nga titullari i institucionit i veshur me pushtet.

Pas dhunës së ushtruar Drejtori i Doganës i dërgon qytarit këtë sms ku thotë të mos e dononcojë si rast pasi ai i ka krahët e ngrohte sepse është ulur në tavoline me prokurorin 3 OPGJ dhe mjekun ligjor.

Algert Belulaj: “Rastin nuk e kam denoncuar pasi jam kërcënuar me jetë. Është kërcënuar dhe vajza ime. I bëj thirrje institucioneve të shtetit të bëjnë detyrën e tyre të veprojnë.

Për arsye etike ‘Ora investigim’ nuk i ka publikuar të plota bisedat e rregjistruara, ndërkohë që i bëjmë thirrje prokurorisë të fillojë menjëherë hetimet për këtë rast./Oranews/

Please follow and like us:
fb-share-icon