Dy 36-vjeçarë kapen me hashash, njëri prangoset, tjetri procedohet

policia sarande

Policia njofton se Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin S. I., 36 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu Policai njofton se Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. S., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Procedimi penal nisi pasi gjatë kontrollit fizik, në fshatin Borsh, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Please follow and like us:
fb-share-icon