Dy vëllezër në Lezhë janë konfliktuar me njëri tjetrin për kufirin e tokës që kanë në zotërim. Sherri mes tyre ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit ku dy vëllezërit u konfliktuan fillimisht me fjalë më pas me grushta, duke shkaktuar si pasojë lëndimin e njërit prej tyre. Ky i fundit u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, policia po merr në pyetje të dy vëllezërit për ngjarjen e ndodhur me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Saranda News
Please follow and like us: