E kishte kthyer lokalin në pikë shitjeje për drogë, arrestohet 24 vjeçari, në pranga dhe kamarieri

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës pasi kishin përshtatur lokalin për tregtim të kokainës dhe kanabisit. Ata janë identifikuar si  Fabjo Shullazi, 24 vjeç dhe Albano Baruni, 25 vjec.

24-vjecari kishte marrë lokalin me qira ndërsa 35-vjecari shërbente si kamarier. Në hetim është një 23-vjeçar, klient i lokalit, pasi u kap duke konsumuar lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e marrë me qira, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 qese farmaceutike me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një pjatë porcelani, me mbetje të lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasve F. Sh. dhe A. B., ndërsa në ngarkim të shtetasit D. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve”.

Please follow and like us:
fb-share-icon