E përplas makina, humb një person që po lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Orikum-Llogara, me pasojë vdekjen e një personi.

Automjeti tip Passat, me shofer 23 vjeçarin me iniciale Dh.Q., banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një person ende të paidentifikuar, i cili lëvizte me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon