EKSKLUZIVE – Lista e kandidatëve për Primaret e PD në Qarkun Vlorë

PRIMARET Demokaratët do votojnë më 1 Mars për të zgjedhur kandidatët për deputetë

PD Miraton Listën e Kandidatëve për Primaret në Qarkun Vlorë

 

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatëve që do të garojnë në Primaret e kësaj force politike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Në Qarkun Vlorë, 12 kandidatë do të synojnë mbështetjen e demokratëve për të përfaqësuar partinë në zgjedhjet e ardhshme.

 

Lista e kandidatëve për Primaret e PD në Qarkun Vlorë:

 

1. Afrovita Anesti Dhimojani
2. Alta Abdul Haluci
3. Atird Nuri Hoxha
4. Dashamir Mehmet Tahiri
5. Ina Kadri Zhupa
6. Liljana Abedin Emazi (Billa)
7. Manjola Kastriot Nikollo
8. Nada Spiro Daullja
9. Nikola Josif Kedhi
10. Pirro Tasim Ahmetaj
11. Mario Haris Runa
12. Vladimir Demir Rizvani

 

Sipas Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), në të gjithë vendin janë regjistruar 468 kandidatë të propozuar dhe vetëpropozuar për Primaret, nga të cilët 289 kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë. Nga kandidatët e deritanishëm, 31% janë gra, ndërsa 16% i përkasin grupmoshës së të rinjve.

 

 

Me propozim të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, afati i dorëzimit të dokumentacionit është shtyrë deri më 22 shkurt 2025 për kandidatët që e kanë shprehur interesin, por nuk kanë mundur të dorëzojnë dokumentet përkatëse, sidomos ata nga diaspora.

 

 

Procesi i Primareve është një hap i rëndësishëm për përzgjedhjen e përfaqësuesve të PD-së në zgjedhjet parlamentare, duke u dhënë mundësinë anëtarëve të partisë të zgjedhin kandidatin më të përshtatshëm për të përfaqësuar forcën e tyre politike.

Please follow and like us:
fb-share-icon