Ekzekutoi biznesmenin Niko Goro në Himarë, 53-vjeçari i armatosur me kallashnikov dhe pistoletë

Uniformat blu njoftojnë se përveç kallashnikovit me të cilin ka ekzekutuar biznesmenin në Himarë, 53-vjeçarit Kliti Leka i është gjetur edhe një armë tjetër tip pistoletë.

“Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër armë zjarri të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin”, njofton policia.

Please follow and like us:
fb-share-icon