Elefteria Qendrothanasi, e moshuara e vetmuar nga fshati Piqeras, ka kryer një operacion në spitalin e Traumës në Tiranë dhe gjendja e saj shëndetësore aktualisht është e mirë.
Lajmi bëhet i ditur nëpëmjet një publikimi të minetres Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se sapo të jetë gati të lërë spitalin, do të kujdesemi për një strehë të sigurt për të moshuarën e vetmuar.
Elefteria Qendrothanasi nga Piqerasi, pavarësisht se trajtohej me kujdestari, ishte lënë në mes të rrugëve, e pa ushqyer dhe në gjendje shumë të rëndë. Pas publikimit të rastit në Saranda Web, pamje të cilat trontitën qindra mijëra shqiptarë, strukturat shtetërore u vunë në lëvizje, duke e sjellë fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas drejt spitalit të traumës për ndërhyrje kirurgjikale.
E mbytur në jashtëqitje dhe e mbular nga mizat dhe krimbat, Elefteria kërkon ndihmë!"Më vdiqën pa mëshirë, nuk duan të më japin për të ngrënë, vdis më thonë, por nuk vdes dot…"INSTITUCIONET SHTËTËRORE DUHET TË MARRIN MASA TË MENJËHERSHME PËR TI DHËNË FUND VUAJTJEVE ÇNJERËZORE TË ELEFTERISË.
Gepostet von Saranda Web am Dienstag, 25. August 2020