Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, në vendin e njohur si Maozeleumi Dëshmorët e Kombit.
Mësohet se një automjet ka përplasur punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Gentian Haxholli.
Haxholli ishte duke menaxhuar trafikun në zonë, teksa u përplas nga automjeti.
Nga raportimet e deritanishme efektivi është dëmtuar në njerën këmbë dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.