Falja e gjobave/ Brenda 15 majit marrni lekët mbrapsht! S’ka afat për rikthimin e mjeteve dhe patentave të bllokuara

Të gjithë qytetarët që i kanë paguar gjobat e marra si pasojë e shkeljes së masave parandaluese ndaj COVID-19 do t’u kthehen lekët brenda datës 15 maj.

Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, saktësohet se marrja e lekëve do të kalohet në mënyrë automatike në llogarinë bankare të qytetarit. Në mungesë të një llogarie, kjo shumë i dërgohet institucionit shtetëror që ka vendosur gjobën për t’ia dorëzuar më pas qytetarit të ndëshkuar. Sa i përket patentave të pezulluara apo licencave të hequra të bizneseve, edhe këto do të falen, por kthimi i tyre do të bëhet në një datë tjetër, e cila nuk është caktuar ende.

Për këtë arsye, brenda datën 30 prill gjitha institucionet shtetërore duhet të dërgojnë listat e personave ndaj të cilëve është vendosur gjoba, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj dhe më pas do të fillojë rikthimi i tyre.

Please follow and like us:
fb-share-icon