Komisariati i Policisë Sarandë ka festuar sot 110-vjetorin e krijimit të saj.
Ceremonia nisi me një marshim të automjeteve të Policisë nëpër rrugët e qytetit dhe me Himnin Kombëtar për të kaluar më pas tek fjalët e rastit.
Klodian Kondi shefi i komisariatit të policisë Sarandë kujtoi të gjithë ata punonjës të policisë që kanë rënë në krye të detyrës. Më tej Kondi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin si dhe theksoi se nuk do të rreshtim asnjëherë për të kryer detyrën tonë kushtetuese.
Ish-ofeceri i Policisë Asim Canaj në fjalën e tij bëri një historik të krijimit të forcave të policisë Shqiptare.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, duke i uruar forcave të rendit suksese në detyrën tuaj fisnike.
Ceremonia vazhdoi me një kokteil të shtruar me këtë rast.