Ersida Dyrmishi, 30 vjeçarja nënë e dy fëmijëve u shpall e zhdukur nga bashkëshorti i saj më datë 25.07.2022. Në dëshminë e saj, e reja ka thënë që është mbajtur pa dëshirën e saj nga Marjus Musaku nga data 25 korrik deri me 3 gusht. E reja ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit së bashku me bashkëshortin e saj.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 32-vjeçari ka abuzuar s e k sualisht me nënën e dy fëmijëve, duke e përdhunuar nën kërcënimin e një thike dhe kanosur për jetën e familjarëve të saj.
32-vjeçari, i cili ndodhet në burg, akuzohet për “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie s e k suale me dh unë me të rritura”
Marjus Musaku ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u shpreh se 30-vjeçarja janë njohur në plazh dhe se e donin njëri-tjetrin.
“Ndodhem në burgun e Durrësit. Me Ersidën kishim një vit e ca të lidhur, takoheshim çdo ditë. Jemi njohur në plazh, më dha numrin e telefonit dhe kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha fillimisht 32-vjeçari.
Më pas Musaku shtoi se e dinte se ajo ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë.
“Ajo më thoshte se burri me keqtrajton, jam e jotja deri në vdekje. Rashë në dashuri me të. Flisnim në Telegram. Ajo donte të linte burrin. Nuk e kam marrë me zor. E merrja nga puna, nga ora 14.30 deri në 16 rrinte me mua”, tha ai.
Sipas Musakut, 30-vjeçarja ka bërë jetë luksi me të dhe nuk i mungonte asgjë. Ai ka shtuar se i ka paguar edhe kopshtin e fëmijëve.
“Nëse jam fajtor, kërkoj dënimin me varje. Më shumë ka ndenjur me mua se me burrin e vet. Pse ka mashtruar. E akuzoj për mashtrim të rremë. E kam dashur me shpirt. Nuk i mungonte asnjë lloj gjëje, ka bërë jetë luksi me mua”, vijoi më tej 32-vjeçari.