FSHATI QEPARO – Qeparoi
Shpalos pamjen e vetë menjëherë pas gjirit të Panoramës (Palermos) shfaqet një pamje tjetër e mrekullueshme… Lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbër… Dhe fshati i ri Qeparo fushë, më lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe në thellësi fshati Kudhës.
Emri i fshatit Qeparo – Qeparoi vjen nga bima e qeparisit. Plazhi i Skalomes, i veçantë për rërën e hollë dhe detin e cekët të shfaqet përpara. Ndodhet në Bashkinë Himarë.
Në gjirin e vogël gjendet moli i lashtë, një bankinë prej blloqesh guri, shpella e Frëngut dhe Hunda e Madhe. Rruga nacionale përmes ullishtave të çon në qendër të fshatit… Përmbi të cilin ngrihet manastiri i Shën Mitrit i ndërtuar në 1881. Kisha e Shën Mitrit është e stilit bizantin e ndërtuar në vitin 1760. Ka vlera të mëdha për ikonostaset e saj prej druri.
Ne Qafen e Lerës shpaloset një pamje : Deti i kaltër mes te cilit janë zhytur dy gadishuj… Ai i Panormit mjaft i madh dhe i Palermos me i vogël… Te cilët përfshijnë midis tyre një hapësire deti dhe xhepa te qete natyrore për ankorimin e anijeve qe ne kohet e lashta. Kjo u provua gjate punimeve te portit te Palermos. Aty u gjeten amfora dhe qeramika te lashtësisë. Vete emri Panormo jep krejt përmbajtjen e fjalës (qe ne greqisht dmth liman natyror ku mund te hedhin spirancen dhe te strehoen anijet qe i zë furtuna.
Mali përballe me gjelbërimin e përhershëm te shkurreve me aromën qe pranverës mplekset me erën e jodit dhe te leshterikëve te detit dhe ndokush pa frike mund te thote se te tille arome duhet kishte pija amprosio qe pinin perëndite ne Olimp. Ne ditët e sotme janë ndërtuar bankina për ankorim ne Palermo dhe ne Armeridhe. Ne këtë te fundit ka një hapësire plazhi… Ku derdhen dhe ujera te ëmbla siç e thotë dhe emri Almeridha (domethene burim i ujërave te ëmbla ne greqisht- αλμυρά).
Te dy gadishujt duket se ne epoka te largëta gjeologjike kane pësuar shembje tektonike… Duke u bere te pa arritshme nga pjesa perëndimore e detit. Lartësia e humnerave ne Panorme arrin gjer ne 115 m. Kjo ka favorizuar ndërtimin e kalave te mbrojtura mire nga sulmet e pirateve. Panormos, sipas autoreve antike, përmendet nder limanet me te rëndësishme ne brigjet e Kaonise. Dhe arkeologjia ende nuk e ka thëne fjalën e vet te fundit për qytetin antik dhe kështjellën qe duhet te ketë ekzistuar ne kete gadishull.
Gadishulli i vogël i Palermos lidhet me një istëm prej 50 m me bregun e detit. Këtu eshte nje fortese e vertet natyrale mbi te cilën është ngritur kalaja e Ali Pashës. Banoret vendas e quajnë thjesht Kastri. Ne te vërtete Kalaja e Alipashes, vepër e projektuar nga arkitekt ushtarak francez është ngritur ne germadhat e nje kalaje te mëparshme. Dhe sot paraqet vlera te veçanta arkitektonike dhe turistike (shih Jano Koci-Himara-Arkeologji-Kulture-Histori, Tirane 2006). Mbi portën e hyrjes Ali Pasha vendosi nje pllake guri ku ishte gdhendur një vjershe hymnizuese e figurës se tij qe besohet se ka autor iluminstin e shquar epirot Jani Vilarai.
Tekstin i shkruar ne greqishten popullore (dhimotiko) e gjejme ne shqip për here te pare. Siç thotë autori, i cili na e paraqet tekstin edhe ne greqisht me germa latine, perkthimi ne shqip është bere nga mesuesi i tij J. Pali qe e pati kopjuar direkt nga pllaka e gurit. Ne literaturën greke e gjejmë te botuar ne 1899 nga P. Petridhi. Ne fillim te istmit te Palermos gjrendet kisha e Shën Nikolles e cila me pare ndodhej ne zonën e kalasë. Ali pasha ndonse ishte një figure diktatore e egër kishte një adhurim te veçante për kultet e krishtere dhe prandaj e ndërtoi kishën qe prishi pak me tej.
Nje kishe tjeter e Shen Nikolles, mbrojtesit te detareve, gjendet ne istmin e Panormes, por tashme e shkatërruar krejt. Plazhi i Qeparoit Gjyri mbyllet nga kodra e Suges dhe mali i Kukumit ne maje te te cilit gjendet nje fortifikim i vjeter qe arkeologu Jano Koci e konsideron 4000 vjecare. Ne këtë hapësire te mbushur me legjenda dhe histori pushuesit dhe amatoret e ujit do te gjejne parajsen e tyre, biologet dhe natyralistet laboratorin e tyre dhe sportistet mund ti bien pash me pash brigjeve te shkembta kur deti eshte i qete ose te sodisin shkumen e qumesht te valeve qe ngjyros me penelin e saj te shpejte brigjet e thepisura.
Dikur ketj ka kalur dhe Patro Kosmai dhe pikerisht ne Perroin e Dafines, ku ndodhet një fik, ka profetizuar se aty do te mbytej një njeri i mire. Me vone ai u quajt fiku i Polimerit. Pikerisht mbane fikut te Polimerit një gji shume i vogël ati ku përfundon Përroi i Dafines është si një sere e ngrohte i desheruar mjaft prej plazhisteve.
Valta, Ngura (Vendbanim i lashtë)
Rruga gjarpëruese rreth kodrinës se bute te Suges e udhëzon vizitorin derjt Qeparoit legjendar. Dy fshatrat, Qeparoi i vjetër 1000 vjeçar dhe fati i ri i ndërtuar buze detit, dy legjenda dhe një parajse e vogel ! Ata ndodhen ne ane te lugines plot me ullishte ku gjarpëron një lume i cili fryhet vetëm dimereve te ashpra duke përmbytur krejt luginen dhe sjelle aluvione te cilat e pasurojnë periodikisht këtë fushe qe fshataret e quajnë si një cope Misiri. Aty ne Valta (Βάλτος- vend me ujera te ndenjura-greqisht) fillon plazhi i Qeparoit, buze se Frëngut, përballe Hundës se Madhe ku gjenden rrënojat e një limani te lashte te rindërtuar periodikisht gjate epokave te mëvonshme.
Nga ana lindore e malit te Kukumit ne rreze te tij ndodhet territori i quajtur Gone (nga greqishtja Γονή= kend) Fshati i ri e ka fillimin tek Manastiri i Shën Dhimitrit qe sipas S. Rushes është ndërtuar ne formën me te plote rreth viteve 1730. Ikonostasi prej druri, me figura engjejsh dhe gjethe akanthi perbejne një pasuri kulturore te fshatit dhe pjesershit është grabitur prej vizitoreve dhe “ruajtesve te monumenteve kulturore”. Lagjia e Manastirit ka përpara detin e ullinjve dhe shtrihet kryesisht nen kanalin vaditës te ndërtuar ne 1959-60.
Lagja Ngura ose Protopapa (toponime greke, γούρνα = gropa shkëmbore ku grumbullohet ujë – γούρνα=κοιλότητα, όπου συγκεντρώνεται νερό φυσική ή τεχνητή) Ne maje te kodrës ne Ngura është zbuluar një vendbanim prehistorik qe datohet rreth 3700 vjet me pare.Ne shek e IV-III para Kr., ky vendbanim ka pasur jete aktive te nivelit qytetar, siç tregoi qeramika e sjelle nga Korfuzi, Korinthi si edhe një monedhe e Thyres (Santorini) e vitit 376 para Kr (shih J. Koci librin e cituar me siper)[5]. Kjo zone tani është e rindërtuar dhe ka një frekuentim te madh prej pushuesve shqiptare por edhe te huaj. Tej Hostonit ku derdhen ujera te ftohta një gji i vogël ekzotik, Kshirat i fton drejt tij plazhistet qe kërkojnë virgjërinë natyrore [6].
Në Himarë janë familjet: Gjoleka, Kolila, Gjini, Kokaveshi, Cani, Gjicali, Marku, Gjergji, Prifti, Koleka, Kokaj, Zaho, Gjoka, Nikolla, Duna, Kushta, Kocana, Pali, Dudushi, Vreto, Memi, Zoti, Duka, Konomi, Cipa, Gjezo, Xhagjika, Milo, Kokushta, Nushi, Kasneci, Gjonmema, Ndrenika etj.
Karosi (Pirgu 3000 vjeçar)
Pikërisht tek Shpella e Shirokut degëzohet rruga automobilistike qe çon drejt fshatit te vjetër Qeparo (ose Κηπαρο-greqisht sipas Ll. Spiro ne librin e vet Himara, Athinë 1966). Ngrihet mbi një kështjelle natyrore brigjet perëndimore te se cilës krijojnë hone madhështore dhe katarakte si Buza e Ujit te Vjere (vare) qe përbën një model Niagare kur qiejt derdhin rrebeshet e tyre. Ne pjesën e lartme te fshatit janë zbuluar gjurme fortifikimesh te rreth 3000 viteve me pare.
Ky fshat datohet i ndërtuar rreth 1000 vjet me pare (Mustakidhi-Ipirotiko Imerollojio-1914-cituar edhe nga S. Rrusha ne librin “Historia e Qeparoit”) dhe konsiderohet i treti vendbanim qe kanë ndryshuar qeparotesit e hershem dhe është nga te rrallët për legjendat dhe kapetanet gjate shekujve. Fshati i pare ka qene vendosur ne zonën e quajtur pirg (πύργος = kështjelle-greqisht), pikërisht aty ku ndodhet kalaja 3000 vjeçare e Karosit me 5 radhe muresh, me e madhja ne Shqipe juge-perëndimore (J. Koci, M. Korkuti, Himara ne shekuj, f 28) e cila pret arkeologet për gërmime sistemtike qe ende nuk janë bere. Edhe sot e kësaj dite shpati i malit quhet Nenpirg. Me vone kjo zone është quajtur Kastel qe është përkthimi ne gjuhen latine i emërtimit grek Pirgos (keshtjelle). Ndërsa vendbanimi i shekujve VI-IX pas Kr., morri emrin sllav, Gradishte.
Aty afër ndodhet dhe një vendburim ujërash Liziko qe ka qene një vend banim siç e dëshmon edhe rrënja e fjalës iko (οίκος-greqisht-shtepi) dhe vete Lizikoi sot është si një lloj sanatoriumi natyral ku prehnin eshtrat e tyre te sëmuret qe punonin minierave te Francës dhe kolonive te saj.Shih edhe: Vendbanimi i fortifikuar i Karosit
Pemet e mehallave
Rreth origjinës së mëhallës pos Pecolatëve në Qeparo janë edhe këto mëhalla: Mërtokaj, Rushatas, Gjikëbitaj, Ndregjinaj, Bogdanaj, Ballëguras, Bragjinas dhe Dhimëgjonas. Mëhalla e Mërtokajve përfshin Polajt, Malajt, Bramajt, Cakajt dhe Savajt. I pari i mëhallës së Mërtokajve ishte shqipfolës nga Progonati. Në Rushataj hyjnë Pecajt (janë shuar), Kocajt, Bocajt, Rushajt, Gjonajt dhe Katiajt. I pari i Rushatasve ishte një shqipfolës nga Zhulati dhe erdhi në Qeparo në shekullin XVI. Gjikëbitajt përfshijnë: Vjerajt, Markajt, Savajt, Kushtajt, Mërtirajt, Dushajt dhe Qirjaqajt. I pari i kësaj mëhalle ishte Bite Gjini. Bite Gjini, Ndre Gjini dhe Xharo Gjini qenë tre vëllezër nga Velça. Xharo Gjini u vendos në Borsh dhe prej tij nisi mëhalla e Xharogjinëve të Borshit, ndërsa Bite dhe Ndre Gjini u vendosën në Qeparo. Nga Ndreja rrodhi mëhalla e Ndregjineve ku përfshihen: Lekajt, Apostolajt (Kacajt), Dhimuçajt, Lanajt, Nikajt. I pari i Bogdanajve vjen nga Zhulati. Ai ishte shqipfolësi Nikë Zhulati. Në mëhallën e Bogdanajve bëjnë pjesë Polajt, Panajt, Shulajt (Zahajt) dhe Kostajt. Dhe tani të shpjegojmë Ballgurasit. I pari i tyre qe shqipfolës nga Ballguri i Korçës. Mëhalla e Ballgurasit fillon në shekullin e 16-të dhe përfshin Ballgurasit e sipërm, që janë: Karmenajt, Zhupajt, Dedajt, Vlashajt dhe Ballgurasit e poshtëm që janë Canajt, Kulumbajt, Todhrajt dhe Janjajt.
Historia e mëhallës së Bragjinasit
Në Bragjinas bëjnë pjesë Bragjinasit e sipërm ku hyjnë Aleksajt, Kokëdhimajt, Thanasajt, Zenajt dhe Nakajt; Bragjinasit e poshtëm ku hyjnë Spirogjikajt, Konomajt, Kapetanajt dhe Qeskajt; Bragjinasit e mesëm ose Papagjikajt ku hyjnë Lanajt, Kostëcalajt, Nacajt dhe Gjinajt. Mëhallën tonë e krijoi Papa Nika nga Tërbaçi. Papa Nika qe prift dhe nën presionin e islamizimit e la Tërbaçin dhe u vendos për disa vite në Kallarat. Më pas erdhi në Qeparo dhe shumë shpejt u mor vesh me burrat e tjerë të rëndësishëm dhe u vu në krye të fshatit. Ja si thotë një këngë e vjetër: Papa Nikë o mjekër Cjapi/ Do të të merretë fshati,/ Sa të kem Nikë Zhulanë,/ Kurrë s’ma mirrni dot fshatnë. Në mes të shekullit XIX drejtuesit e vilajetit kishin urdhëruar që mëhallët e zonës të shkruanin pemët gjenealogjike për të dokumentuar rrënjët e prejardhjes së tyre.
Historinë e Bragjinasve dhe të fshatit të Qeparoit e shkroi Nikollaq Polimeri. Ai e plotësoi edhe pemën gjenealogjike të Bragjinasve. Nikollaq Polimeri jetoi në shekullin e 19-të. Në shekullin e 20-të pemën e Bragjinasve e plotësoi Minella Spirogjika. Nertimi i fashtit te vjeter Qeparoi sipas mehallave pasqyron dhe zhvillimin historik te tij. Punimet artistike prej druri, mobiljet dhe menyra eurpiane te jetuarit me sistem kanalizimesh ku shtepite janë ngjitur me njëra tjetrën te ndertuar nga nevoja per tu mbrojtur prej sulmeve pirateske nga deti dhe invadoreve qe kalon nga brigjet Jonit dëshmon për një nivel te zhvilluar qytetar. Me fqinjet e tyre te detit korfjatet kembeheshin dhe Federata e shtate ishujve ne sudimin venecian ka ndikim te rendesishem tek Qeparoi ashtu si dhe gjithe Himara.
Permendim kullen tre kateshe me oden e madhe për miqtë te Spirogjike qe ishte dhe qender e mbledhjeve te perfaqesive te krahines. Pemet familjare te mehallave përbejnë historikun e pare te Qeparoit. E para filloi te shkruhet ne vitin 1847 nga kapedanet Spirogjikaj. S. Rrusha ka identifikuar dhe vitin e vendosjes se secilës mehalle ne Qeparoi duke u bazuar tek legjendat dhe sitemi i kumbarive. Ne baze te gojedhenave banoret e vellazerive te Qeparoit dine edhe fshatin e origjinës se tyre, prej te cilit kane emigruar për t’u vendosur ne Qeparo shkruan S. Rusha ne librin e ti.
Siç del sipas këtij libri te ardhurit jane kryesisht nga nga Epiri, emertim ky qe eshte perdorur deri vone ne letrat qe dergonin emigrantet ne Qeparo (merr filani Qeparoi Himara Epir). Keshtu per Pecolatasit nuk ka asnjë te dhene se kur kane ardhur, pra konsiderohen si me te vjeterit ne Qeparoi. Kurse mehallat e tjera kane ardhur kryesisht mbas shekullit te 15. Njera prej mehallave e ka origjinen nga Karushadheza e Korfuzit rreth viteve 1600 (sipas pemes familjare te qe disponohet nga Vasil Guma).
Historia e mëhallës së Dhimëgjonajve
Historia e mëhallës së Dhimëgjonajve u krijua nga Dhimë Gjoni ka origjinën nga Karushadhëza e Korfuzit [8] rreth viteve 1600 (sipas pemes familjare që disponohet nga Vasil Guma), kjo u krijua nga Dhimë Gjoni. Ai ishte peshkatar dhe vrau një person e ra në hasmëri në vendin e tij. Erdhi vetëm në Qeparoi dhe u vendos në një shpellë buzë detit në Skalomë. Qysh në shekullin e 16-të, kur ka ndodhur kjo histori, edhe sot, shpella në fjalë atëherë edhe sot quhej Shpella e Frëngut. Dhimë Gjoni,*(konsiderohet të jetë ardhur nga rrethi vlonjat Fushëdjegur pas vdekjes së Skenderbeut familja Koka si familje fisnike e mbështetëse e Kastriotëve, shpërngulen drejt nga Dukagjini drejt jugut, Italisë dhe veriut (Rjoll, Dardhë, Kokajt në Mat. DhimëGjoni me kalimin e kohës, u njoh me fshatin dhe fshati e pranoi dhe i dha nuse një vajze vendi, me te cilën bëri Gjon Dhimën. Dhe kështu nisi Mëhalla e Dhimëgjonasve me Gumajt, Qesarajt, Kokajt, Kondajt, Merxhanajt, Mëhillajt, Stamatajt.
Nga Kokajt(Piluri -Disa duan të thonë se ne jemi të ardhur, nga krahinat veriore të Mirditës, Dukagjini etj.) e kësaj mëhalle në këtë mëhallë vjen … me Vangjelinën himarjote Qirjako u gëzua me dy djem binjakë Xhorxhin dhe Billin prej nga vjen Xhorxh Teneti, kreu i CIA-se (Koka)nga Korfuzi me një shqiptare. Të gjitha fiset dhe familjet e fshatit Qeparoi janë shqiptare të pastër prej vendi, prej gjuhe e prej gjaku. [10] intervistoi Koço Kokën, por nuk i kuptoi mirë dhe i shkroi gabim shpjegimet dhe fjalët e tij për historinë e familjes së Xhorxh Tenetit.
Nga kjo familje e ka origjinën ish Drejtori i CIA Amerikane Xhorxh Tenet. Koço Koka e shpjegoi historinë kështu siç është e vërteta. Historia dhe pema gjenealogjike e Dhimëgjonajve u shkrua nga Nine Guma, në fillim të shekullit të 20-të. Ai u vra në luftën italo-greke. Gjatë bombardimeve italiane ra një predhë në shtëpinë e tij dhe e vrau. Pas tij, pemën gjenealogjike të Dhimëgjonajve e ka plotësuar dhe vazhdon ta mirëmbajë edhe sot nipi i Nines, Vasil Guma. Nine Guma përmendet edhe sot për bletët e tij. Ai, në vitet ’30 kishte 200 koshere, që i mbante në Harcale.
Objekte kulti
Qeparoi i Vjetër Qeparoi i Vjetër (i sipërm) – Gjithë fshati ka pamje të bukur dhe arkitektonikë tradicionale. Gjithë rrugicat me kalldrëm dhe kishat e vjetra përbëjnë një figurë magjepsëse. Interes të veçantë paraqesin epigramet Iliro-Kaone në muret e ndërtesave të ndryshme. Ne territorin e Qeparoit ka pasur 8 kisha me gjithë ato qe përmenden ne Palermo, Panorme dhe lagjen Manastir. (P. Polo, Qeparo turistik dhe historik, Tirane 2000). Ne fshat ndodhet kisha e Shen Marise, e ndertuar mbi rrenojat e nje me te vjetre ne vitin 1796 siç dëshmon dhe mbishkrimeve i ruajtur ne muret e saj. Ikonostasi i bukur prej druri te gdhendur u be me 1851 me finacimin a Papa Curres.
Kambanorja monumentale prane saj (1867), me lartesi 27 m i shtohet arkitektures interesante te ketij fshati. Permbi Qeparo ndodhet kisha e Shen Spiridhonit. Ne ikonen e Shen Spiridhonit ndodhet mbishkrimi i rendesishem i vitit 1859 “Lutja e Kapedan Sokrat Lekes” (J. Koci libri i cituar me lart). Kisha e rrenuar eshte restauruar me dhuraten perj 11 milion lekesh qe Lefter Rrusha i dhuroi per shpirt te djalit te tij te aksidenuar ne Greqi. Permendim gjithashtu kishen ne Protopape, e rrenuar shume kohe perpara sistemit monist, kisha e Shen Theodhorit edhe ajo e rrenuar prej vitesh. Kisha e shen Thanasit qe po restaurohet me perkujdesjen e epitropit te kishes T. Katiu ndodhet ne rafshnalten me te njejtin emer prane Karosit. Saranda Web