Fusha kërkesë Bashkisë Sarandë: Na lironi Limanin ta përfundojmë përpara 25 prillit

Kompania Fusha shpk duket se i ka marrë me seriozitet punimet në Bulevard. Ndryshe nga muajt e parë, kur në Bulevard Fusha kishte lënë disa punonjës të dukeshin sikur punonin, prej 4 muajsh punimet kanë vijuar me intensitet, duke u punuar edhe ditët e diela.

Burime të Saranda Web informojnë se kompania ka kërkuar nga Bashkia Sarandë lirimin sa më shpejt të pjesës së Limanit, me qëllim fillimin e punimeve.

Caktimi i datës 25 prill si dita e votimeve duket se do të përshpejtojë edhe punimet në Bulevard me qëllim për të përfunduar përpara ditës së zgjedhjeve.

Please follow and like us:
fb-share-icon