Bariu Taqi Bërxulla, 69 vjeç nga fshati Dhivër i bashkisë Finiq, është gjetur para pak castesh i pajetë.
Denoncimi për humbjen e tij ishte bërë mbrëmjen e djeshme nga familjarët e tij në Komisariatin e Policisë Sarandë.
69-vjeçari kishte dalë për kullotjen e bagëtive, por në mbrëmje bagëtitë janë kthyer në shtëpi pa çobanin e tyre.
Të shqetësuar, familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë bariun, por askush nuk e kishte parë.
Prej mbrëmjes së djeshme banorë të fshatit Dhivër, të ndihmuar edhe shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses së Finiqit krehën zonën e kullotës për gjetjen e 69-vjeçarit Taqi Bërxulla.
Menjëherë pas janë njoftuar për humbjen e tij, fëmijët dhe nipër të Taqi Bërxullës janë kthyer nga Greqia.