SARANDA NEWS

spot_img

GJENDET I PAJETË BIZNESMENI. ARRESTOHET VRASËSI I TIJ, PRONAR I NJË HOTELI

Është gjetur i vrarë në ishullin Rodos në Greqi biznesmeni shqiptar i ndërtimit Xhani Topalli, i cili ishte zhdukur që prej disa ditësh. Mediat greke raportojnë se në pranga është vënë autori i dyshuar, një 53-vjeçar, pronar i një hoteli, i cili i kishte borxhe biznesmenit shqiptar.

Mbrëmjen e 28 gushtit, kur edhe u zhduk, Xhani Topalli, ka pasur një takim me 53-vjeçarin grek. Ai po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë eurosh biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për punë ndërtimi. Ky i fundit deklaroi se takimi mes tyre ishte anuluar, por kamerat e sigurisë, zbuluan se takimi ishte zhvilluar.

Pas veprimeve hetimore dhe gjatë marrjes në pyetje, pronari i hotelit, ka pranuar se ka vrarë 46-vjeçarin shqiptar si dhe ka treguar se ku ka fshehur kufomën.

Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial