Gjendet i vαrur një 50-vjeçar pas shεrrit me një grua, 47-vjeçarja: Vetëm sa i hoqa karrigen dhe ai u vαr

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pirea në Greqi, ku një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Ngjarja fillimisht u raportuar si vetëvrasje nga policia vendase, pasi burri u gjet i lidhur me një litar në fyt dhe i varur në një tra, ndërsa në banesë ka qenë edhe një grua. Kur zbuluan këtë fakt, policia ngriti dyshime që gruaja që ishte e pranishme mund të kishte lidhje me vrasjen e tij.

Policia u lajmërua nga fqinjët, jo nga gruaja që gjendjen në banesë, kjo pasi ata kanë dëgjuar zhurma në banesën e tij, ku ai jetonte vetëm. Menjëherë sapo policia ka mbërritur në banesë ka gjetur të varur burrin, ndërsa një 47-vjeçarja ndodhej ndërkohë pranë tij. Pasi është marrë në pyetje, gruaja ka thënë se mes tyre ka pasur një sherr, pasi sipas saj viktima i kishte para borxh dhe ajo kishte shkuar për t’ia kërkuar.

Gruaja ka deklaruar fillimisht se pas sherrit, 50-vjeçari është vetëvrarë duke u mbytur me litar. Më pas ajo ka thënë se e ka parë kur ai ka vendosur litarin në fyt dhe është varur në tra, dhe se ajo nuk i kishte bërë asgjë përveçse sipas saj e ka ndihmuar duke i hequr karrigen dhe më pas ai është varur duke humbur jetën.

Please follow and like us:
fb-share-icon