Gjergj Merkuri është regjistruar kandidat i pavarur për zgjedhjet e 14 Majit në Bashkinë Sarandë. Regjistrimi është kryer vetëm në orën 1 pas mesnate, pas dështimit të tentativave për bllokimin e regjistrimit të tij.
Pavarësisht se kandidati Gjergj Merkuri kishte depozituar gjithë dokumentacionin dhe 650 firma qytetarësh, përfaqësuesit e Partisë Socialiste në KZAZ refuzonin ta kryenin regjistrimin. Tentativa e bllokimit të regjistrimit kishte filluar duke imponuar firmëtarët të lëshonin deklarata për tërheqjen nga mbështetja për kandidatin.
Vetëm pasi Saranda Web ka dalë me video të drejtpërdrejtë nga dyert e KZAZ, përfaqësuesit e PS janë tërhequr nga veprimet anti ligjore dhe anti kushtetuese të tyre, duke u detyruar të pranojnë kandidaturën e pavarur të Gjergji Mërkurit.
VIDEO LIVE