Gjeti foshnjën e pajetë në një valixhe, burri: Nuk e dija që gruan e kisha shtatzënë!

Klodi Hasimllari, i cili gjeti sot në banesë foshnjën e pajetë në një valixhe në banesën e tij, ka deklaruar se ai nuk e dinte se bashkëshortja, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, ishte shtatzënë. Ai ka deklaruar se kishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer nga Greqia, ku kishte ndenjur 6 muaj, duke pretenduar se fëmija nuk është i tij. Ai pretendon po ashtu se gruaja e tij ka kryer abort në shtëpi.

“Ndenja 5 muaj në Greqi, kam 1 muaj që jam kthyer. Dyshimet janë që ka abortuar para një muaji, pak para se të vija unë. Jetonte vetëm me djalin”, tregon ai.

 

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon