Goditet me thikë pas një sherri, humb jetën në spital

Një vrasje me thikë është regjistruar në Pogradec ditën e sotme. Sipas burimeve zyrtare shtetasi Fatmir Manellari ka plagosur me thikë 65-vjeçarin Safet Yskollari, i cili për shkak të plagëve ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes viktimës dhe autorit.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Saranda News

 

Please follow and like us:
fb-share-icon