GOTITËN ME THIKË NJË 55-VJEÇAR, NDJEKJE PENALE PËR 2 SHTETAS NGA SARANDA DHE DELVINA

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit H. H., 54 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë dhe M. H., banues në Delvinë.

Materialet në Prokurori u referuan për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi sipas Policisë, kanë goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, shtetasin Dh. T., 55 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë.

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon