Greva e sindikatave greke, kalimi lejohet vetëm për këmbësorë pa bagazhe

Pikat doganore greke në Kakavijë, Tre Urat, Përmet dhe Qafë Botë, do të jenë të mbyllura nga nesër, 2 prill ora 05:30 deri më datë 04 në orën 05:30. Shkak për mbylljen janë bërë protestat e sindikatave greke.

Gjatë kësaj kohe nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve, por lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. Dogana e Kapshticës është e vetmja për të cilën deri tani nuk ka një njoftim për bllokim.

Please follow and like us:
fb-share-icon