GUIDE nga SARANDA WEB: PUSHIME NE SARANDE (E DETAJUAR)

Linja e autobusave Sarande – Tirane dhe Tirane – Sarande
Linja e autobusave Sarande – Tirane dhe Tirane – Sarande

GUIDE: PUSHIME NE SARANDE – Plazhet e jashtëzakonshme, pamja, vendet historike, ‘Syri i Kaltër’, çmimet e arsyeshme..

Janë disa nga arsyet që Saranda po konsiderohet si një nga vendpushimet më moderne në rajon. Saranda ofron shumë atraksione për vizitorët.

Shqipëria vazhdon të rekomandohet për t’u vizituar nga faqe të ndryshme. Njëra nga bukuritë më të mëdha të saj gjendet në Sarandë.

Saranda është një qytet bregdetar në jug të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë, një vend që ka plazhe të mrekullueshme në detin Jon.

GUIDE: PUSHIME NE SARANDE – Saranda është një parajsë e vogël që i ka të gjitha kushtet për të kaluar një pushim të mrekullueshëm si plazhet me gurë të vegjël natyral. Një det të mrekullueshëm të kaltër, si dhe me pamje të jashtëzakonshme që të lë pa frymë.

Por, Saranda është e pasur edhe me bukuri tjera si Korfuzi, që është një vend atraktiv për ata të cilët janë të pasionuar pas historisë. Në qytet mund të vizitoni Sinagogën HebraikeMuzeun Arkeologjik dhe të KulturësManastirin e Dyzetë Shenjtorëve etj.

Vetëm pak kilometër larg Sarandës ndodhet Delvina, ku mund të vizitoni Xhaminë e Gjin AleksitKompleksin IslamikManastirin e KamenosBurimet e Tatzatit etj. Edhe zona e Finiqit është e pasur me monumente të trashëgimisë kulturore si qyteti antik i Finiqit. Manastiri i Shën Kollit Mesopotampuset dhe kishat në DhrovjanDhivërCerkovicëLeshnicëMalcan etj.

Ksamili, Ishujt e Ksamilit, Kalaja Madhështore e Ali Pashë Tepelenës dhe Butrinti janë tjerë ndalesa të nevojshme në Sarandë. Në këtë qytet ka shumë bukuri. Dhe me të drejt po konsiderohet si një nga vendpushimet më moderne në rajon që ofron shumë atraksione për vizitorët.

Por, këtu nuk përfundojnë bukuritë e Sarandës. ‘Syri i Kaltër’ është një ‘vepër’ e jashtëzakonshme që tërheq shumë turistë. Numri i vizitorëve çdo ditë e më shumë po rritet, kurse edhe çmimet janë shumë të arsyeshme. Saranda Web

Ju mund të rezervoni këtu apartamentin për pushimet në Sarandë

Please follow and like us:
fb-share-icon