Hapet selia e PD Sarandë, e kyçur prej 20 Nëntorit 2021 dhe me bravën të ndërruar

Pas 135 ditësh e mbyllur, selia e Degës së PD Sarandë është rihapur pasditen e sotme.

Hera e fundit që ishte hapur selia e PD Sarandë ishte 20 Nëntori, ditë kur mbështetësit e mbetur të Bashës vendosën të ndërmarrin aktin e shkarkimeve nga funksionet të mbështetësve të Berishës.

Më pas selisë iu ndërrua brava dhe demokratët e Sarandës ishin të detyruar t’i zhvillonin aktivitetet në rrugicën përpara ndërtesës.

Please follow and like us:
fb-share-icon